Dy police “simbol”, por dy fate të ndryshme

0
690

Të dyja janë police, të dyja tek forcat shqiponja por njëra është ngritur në rangun e heroinës se u godit nga protestuesit, kurse tjetra është pezulluar nga puna se u vu vetë në këtë rol.

Po flasim për efektiven e repartit Shqiponja, Blerta Dervishi, të cilët sot iu komunikua vendimi i pushimit nga puna, për shkak se protestoi kundër kolegeve të saj në mbrojtje të banesës së saj në zonën e Petro Ninit.

Blerta, nënë e dy fëmijëve që mund të mbeten pa strehë është mikëshë e Ina Nukës, për të cilën shteti u investua ndjeshëm, për të bërë kurimin e saj, pasi u plagos në një nga protestat e banorëve të Astirit, që edhe ata si Blerta donin të mbronin shtëpitë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here