Wednesday, May 29, 2024
Home Kronika Itali, seancë “hermetike” e të arrestuarve të bandës së Habilajve

Itali, seancë “hermetike” e të arrestuarve të bandës së Habilajve

0
616

Seanca e radhës kundër bandës së Habilajve është zhvilluar sot paradite me dyer të mbyllura në Gjykatën e Katanias.

Ashtu siç ishte parashikuar, në seancën e sotme kanë marrë fjalën para trupit gjykues  tre avokatë mbrojtës, mes të cilëve avokati i italianit të arrestuar Antonio Riella, bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i bandës së Habilajve.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në muajin maj ku do të paraqesë mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.

Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti.

Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin  e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Katanias ndaj ish ministrit Tahiri, nuk konfirmojnë lidhjet e tij me aktivitetin kriminal të bandës së Habilajve në Itali, duke e shpallur atë person jo nën hetim nga drejtësia italiane.

Seanca e fundit gjyqësore e bandës së Habilajve u mbajt me 10 dhjetor të 2018 ku prokurori Antonio Bonono kërkoj dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.

Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë

Antonio Riela 15 vite burg

Angelo Busacca 8 vite burg

Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit

Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg

William Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here