Berisha: Para zgjedhjeve, zjarre për mbjelljen e tokave me drogë

0
522

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet dhe kritikat ndaj Qeverisë së pasardhësit të tij, kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, ish-kryeministri ndalet te mbjellja e lëndëve narkotike. Ai shkruan se me dhjetra zjarre kanë pushtuar vendin me qëllimin e vetëm hapjen e tokave për hashash.  Berisha shkruan se i bindur se kjo gjë po bëhet pak para zgjedhjeve lokale për të garantuar blerjen e votave me hashash.

“Zjarret per hapjen e tokave per hashashin!

Te dashur miq, me dhjetra e dhjetra zjarre qe kane shperthyer ne mbare vendin si kurre me pare ne kete kohe, jane zjarre per hapjen e tokave per hashash ne kete vit elektoral. Narkoshteti po garanton narko eurot per blerjen e votave. Sb”-shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here