Komisioni i Sigurisë miraton vetingun për policinë, do ta bëjë SHÇBA

0
584

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar ndryshimet ligjore që i japin SHCBA-së kompetencën për të kryer vettingun në polici. Ndërkaq Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që do të vetojë zyrtarët e lartë me grada madhore në polici do të ketë 50 anëtarë të cilët do të kenë paga.

Komisioni i Sigurisë miratoi propozimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që vettingun e efektivëve të policisë së shtetit dhe gardës ta bëjë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Me ndryshimet e reja do të jetë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që do të vetojë rreth 250 punonjës të gradave të larta, ndërsa SHÇBA do të kryejë proçesin e vettingut për efektivët e policisë.

Ermonela Felaj: Komisioni i Jashtëm e Vlerësimit e ushtron veprimtarinë e tij për vlerësimin e kategorisë përkatëse të punonjësve sipas nenit 6 të këtij ligji brenda një viti nga dita e hyrjes në fuqi të ndryshimeve në këtë ligj.

Diskutimet për ndryshimet në ligjin e mëparshëm të Fatmir Xhafajt për vettingun në polici sollën debate mes deputetit Myslim Murrizi dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sandër Lleshaj: Nuk e di gjen një apo dy që kanë mbiemrin tim në policinë e shtetit apo dhe në ushtri.

Myslim Murrizi: Bën vaki nuk flet fare ti me ta.

Sandër Lleshaj: Jo nuk ka se po të kishte do të flisja, por nuk ka.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të vetojë efektivët e gradave të larta, përmban 50 anëtarë në organikë, të cilët do të kenë një pagë mujore prej 190 mijë lekë të rinj.

Ermonela Felaj: Paga e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është 190 mijë lekë në muaj.

I pyetur nga deputeti më i ri të parlamentit nga listat e LSI, për efektet e vettingut, Ardi Veliu tha se procesi do të sjellë vakum, pavarësisht rekrutimit të punonjësve të rinj.

Ardi Veliu: Në momentin që do të implementohet ligji krijohet vakum sa i përket disa niveleve në grada.

Pas miratimit në Komision, tashmë ligji i ri për vettingun e policisë pritet të dërgohet për votim në seancë plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here