Mblidhet Asambleja e Përgjithshme K.F. Vllaznia sh.a., shqyrtohet projekt- buxheti për vitin 2019…

0
801

Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë Aksionare “Klubit të Futbollit Vllaznia” do të mblidhet ditën e premte. Mësohet se organi më i lartë vendimmarrës i KF Vllaznia sh.a. do të shqyrtojë projekt- buxhetin e vitit 2019. Do të jenë 51 këshilltarët bashkiakë të Shkodrës, tashmë në cilësinë e Antarëve të Asamblesë që do të marrin në shqyrtim këtë çeshtje shumë të rëndësishme për ecurinë e klubit kuqeblu. Aktualisht Vllaznia është shumë pranë rikthimit në Superligë dhe shpenzimet, krahasuar me Kategorinë e Parë ku ndodhet aktualisht, natyrshëm do të rriten. Sidomos, nëse duhet ndërtuar një ekip kompetitiv për Superligën apo edhe sigurimin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Deri tani, këshilltarët bashkiakë kanë qenë shumë të gatshëm të miratojnë fondet për Vllazninë dhe sipas gjasave, në të njëjtën linjë do të jetë edhe mbledhja e rradhës e Asamblesë. Ndërkohë, nuk dihet nëse do të jetë temë diskutimi procesi i privatizimit, për të cilin kryebashkiakja Ademi tha disa ditë më parë për mediat se është e vendosur ta dërgojë për shqyrtim në Këshilin Bashkiak, rrjedhimisht edhe në Asmeblenë e Përgjithshme. Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet ditën e premte datë 29 Mars 2019, ora 11:00, në sallën e Këshillit Bashkiak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here