U emërua prefekt, kush është Valdrin Pjetri kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës

0
1112

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj prezantoi prefektin e ri të qytetit verior, Valdrin Pjetrin.

Po edhe pse u emërua prefekt, burime jozyrtare bëjnë me dije Pjetri do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në qershor.
Ende nuk dihet se ndaj kujt do të duhet që të garojë Pjetri nga radhët e PD-së për të marrë Bashkinë e qytetit.

Po kush është Valdrin Pjetri?

Valdrin Pjetri u lind në Shkodër me 18.09.1982. Pjetri që prej vitit 2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

Më pas nga viti 2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga posti i drejtorit në vitin 2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Dhe që prej janarit 2018 mbante postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Një situatë e ngjashme emërimi nga PS-ja ka ndodhur edhe në Elbasan, ku prefekti i sapoemëruar Gentjan Llatja u zyrtarizua si kandidat gjatë Kongresit të socialistëve që u zhvillua në Tiranë më 23 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here