Hamáček takim me homologun e tij Lleshaj

0
552

”Shqipëria ka bërë zhvillim të madh, i ka bërë detyrat e shtëpisë që Bashkimi Europian i ka dhënë”, theksoi zv.kryeministri, njëkohësisht ministër i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamáček në konferenca e përbashkët për mediet pas takimit me ministrit e Brendshëm, Sandër Lleshaj në Tiranë. Hamáček shtoi se Shqipëria është e përgatitur për të vazhduar dhe më tej në hapat e integrimit në BE.

Lleshaj nga ana e tij, tha se Hamáčekvjen për vizitë në Shqipëri në një moment shumë të rëndësishëm edhe në kuadër të marrëdhënieve tona dypalëshe, por edhe në kuadrin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. ”Diskutuam rreth çështjeve me rëndësi reciproke, sidomos atyre në fushën e emigracionit të paligjshëm, të refugjatëve, të luftës kundër krimit të organizuar dhe çështje të tjera për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, për bashkëpunimin dhe për shkëmbimin e informacionit, dhe për çështje të tjera në këtë fushë për çështjet e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian, në disa raste Çekia është përdorur si platformë për të kaluar më tej”.

Ministri Lleshaj pohoi se ka diskutuar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor në fushën e policisë kriminale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri, në fushën e Policisë Rrugore, hetimit të aksidenteve, marrëdhëniet me shoqëritë e sigurimeve e të tjera me radhë. ”Po ashtu në fushën e policisë kriminale u fol gjatë për hetime të përbashkëta, për shkëmbime informacioni, për luftën kundër krimit ekonomik-financiar, e çështje të tjera. Dhe temë që mori rëndësi të madhe ishte integrimi europian i vendit. U vlerësua reforma e kryer në sistemin e drejtësisë, Vetting-u në Drejtësi, Vetting-u në Policinë e Shtetit”.

Ministri Hamáček u shpreh i impresionuar nga ndryshimet në vend. ”Shoh që vendi juaj ka ndryshuar kaq shumë, ka një zhvillim pozitiv, është kaq i modernizuar”. Ai vlerësoi marrëveshjen që vendi ynë ka firmosur em FRONTEX, për të mbrojtur kufinjtë, ku theksoi se Çekia ka dërguar në kufi punjonjës të policisë dhe teknikë policorë. ”Kam dëshirë të vlerësoj Republikën e Shqipërisë, e cila si vend i parë ka firmosur marrëveshjen me FRONTEX dhe ne si Republikë Çeke e mbështesim këtë iniciativë dhe Republika Çeke ka dërguar në kufi 10 punonjës të policisë çeke dhe teknikë policorë. Bashkëpunimi midis Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë ka filluar prej vitesh, bashkëpunimi mes dy vende ka filluar që vitet 1950 kur ne kemi krijuar bazat e policisë, e cila merret me trajnimin e qenve. Sigurisht që bashkëpunimi ynë, siç thashë, vazhdon prej vitesh dhe dua të falënderoj për bashkëpunimin e tanishëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here