Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Terroristët godasin Sri Lankën, reagon Presidenti Meta: Shokuese

Terroristët godasin Sri Lankën, reagon Presidenti Meta: Shokuese

0
619

Ndërsa orët kalojnë edhe bilanci i viktimave nga 6 sulme në tre kisha dhe 3 hotele të Sri Lankës sa vijnë e shtohen. Deri më tani raportohet për të paktën 190 të vdekur.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili përmes një statusi në Facebook dënon sulmin terrorist për shkak të besimit fetar dhe lutet për familjarët e viktimave e të plagosurve.

STATUSI I PLOTE I METES
Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

(m.a/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here