Po vjen Opozita e bashkuar / ” Pas Enver Hoxhes do rrezohet edhe Edi Rama”

0
627

“Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë!”. Partia Demokratike zyrtarizoi sot koalicionin opozitar me  Levizjen Socialiste per Integrim dhe partitë e tjera aleate  duke firmosur një marrëveshje me 10 pika.

Kreu i Partisë Demokratike pas firmosjes se koaliciont opozitar me aleatët e saj dhe me LSI-në, tha se “betimi” kryesor është moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve farsë. 

Kryedemokrati para mediave theksoi se kushti i vetëm i panegociueshëm është krijimi i një qeveria tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu Basha tha se në vijim numri i atyre që do t’i bashkohen koalicionit opozitar do të rritet ndërsa theksoi se misioni i shpalosur është kombëtar, i cili do të synojë ndëshkimin e krimit elektoral dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të gjithë shqiptarët.

Monika Kryemadhi: Marrëveshja opozitare, flamur i shpresës

Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët e opozitës tashmë kanë strategjinë dhe platformën e opozitës.Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej një viti dhe sot përfundon nënshkrimin e një koalicioni opozitar, përballë një shteti të kapur, ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votimi ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë. Sa i përket procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Pas firmosjes se koalicionit kreu i PR-së, Fatmir Mediu nënvizoi nevojën e institucionalizimit të këtij koalicioni opozitar.

Fatmir Mediu: “Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral. Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm  në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”

Agron Duka, kreu i PAA: Nuk hyjmë në zgjedhje farse

“Morëm angazhim që ne nuk hyjmë në zgjedhjet farse. Jemi të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të ndershme dhe asnjë nuk do çedojë në këtë gjë të rëndësishme siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Probleme të tjera në detaje diskutuam edhe problemet e bujqësisë, ku ne morëm angazhimin që në këtë koalicion të jemi këmbëngulës për të plotësuar nevojat që kanë fermerët”

Edhe kreu i LZHK-s, Dashamir Shehi pas pak firmosjes së marrëveshjes me PD dhe aleatët e tjerë ka për mediat, ku është shprehur se harku opozitar po zgjerohet çdo ditë.

“Kjo është thelbi i marrëveshjes. E rëndësishme është që harku opozitar po zgjerohet me parti, me njerëz dhe me ide që na ka munguar me kohë. Ne urojmë që kushdo që merr në betejën si opozitarë, kush merr pjesë si fasadë e qeverisë, nuk ka vlerë. Nga kjo pikëpamje do regjistrohen këta të tjerë. Po regjistrohen partitë një ditë para se të regjistrohet lista. Kolegët që futen në parti të bëjnë opozitarin.

Sic duket e gjithe opozita tashme eshte bashkuar dhe qellimi i vetem eshte rrezimi i Edi Rames nga posti i kryeministrit. Ne vazhdim, opozita e bashkuar ka paralajmeruar disa protesta e madje edhe bllokimin e rrugeve nacionale si shenje revolte ndaj politikave te qeverise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here