5G mund të futet fillimisht në mjedise nga ku mund të arrihet maksimumi i përfitimit. Pjesa më e madhe e kësaj mund të arrihet duke stimuluar sektorin privat dhe duke krijuar ambientin e duhur që kjo teknologji të lulëzojë.
Sa më i kufizuar të jetë mbulimi, aq më të shumta janë kërkesat infrastrukturore; çka do të thotë se rrjeti 5G ka kosto për t’u mundësuar dhe ç’është më e rëndësishmja, ky është një problem më i ndjeshëm për vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina, se sa për vende të vogla si Mbretëria e Bashkuar apo Japonia, për shkak të shtrirjes gjeografike.
Kjo gjithashtu i ka nxitur shumë shtete që të ndryshojnë mënyrën se si e japin ekskluzivitetin e frekuencave tek operatorët e telekomunikacionit, duke u bazuar më së shumti në aspektin rajonal, se sa atë kombëtar, ndryshe nga ç’kanë vepruar për 4G-në, sepse vetëm kështu do të jetë të sigurtë se do të përdoret më me efikasitet.
Qeveritë po përpiqen ta zgjidhin këtë ngërç nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë që ndajnë të njëjtën infrastrukturë si dhe me hapësira publike që mund të ofrohen për të lehtësuar lidhjet e reja.
Ndërkohë, edhe Shqipëria nuk qendron larg nismave që çojnë drejt teknologjisë 5G. Vetëm pak muaj më parë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, zhvilloi tenderin për frekuencat në spektrin 800 MHz, frekuenca që mundësojnë rritjen e kapaciteteve të rrjetit edhe në zona të thella si edhe mundëson zhvillimin e rrjetit 5G në të ardhmen si dhe aplikacione të gjeneratës së ardhshme (NGA), ku përfshihen Internet of Things, Realiteti virtual dhe i augumentuar, pajisjet e lidhura në rrjet dhe robotika. Aktualisht, kompania e vetme që ka blerë të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz është Vodafone Abania, e cila ka nisur përdorimin e frekuencave duke rritur kapacitetin e rrjetit dhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave.