Brenda makinës së Enver Hoxhës, që dikur arrinte 120 km/h

0
1183

Në mesin e automjeteve të ndryshme që udhëheqësi totalitar zotëroi përgjatë regjimit të hekurt ishte edhe Škoda e tij e blinduar. Makina unike, rreth së cilës mendohet të ketë vetëm 100 ekzemplare në botë gjendet në një servis të Lezhës.

Modeli që mban numrin e serisë 5337 është prodhuar në Çekosllovaki përgjatë viteve 1950-1952, ka një gjatësi prej rreth 6 metrash dhe është e personalizuar me detajet më të imëta.

Mbi xhama gjenden shenja plumbash, te të cilët është vënë në provë trashësia e tyre. Ndërkohë në xhamin e shoferit gjendet një vrimë e madhe nga fishekët dhe goditjet e dhëna me mjete të forta, gjatë testeve të rezistencës. Asokohe, kjo makinë ishte ndër më të mirat në industrinë e Çekosllovakisë.

Škoda iu mor rezervave të shtetit nga dy vëllezër, xhaxhai i të cilëve ka patur lidhje të ngushta me ish- diktatorin. Teksa mbetet për t’u parë nëse pronarët e automjetit do të vazhdojnë ta mbajnë makinën në servis apo do të mendojnë një vend të posaçëm për ekspozimin e saj. Pas Škoda- s, Hoxha mori një Zim rus e më pas një Mercedes.

Burimi: Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here