Tjeter goditje per Shqiperine, shtyhet hapja e negociatave…

0
660

Nis në Berlin samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, thirrur me ftesë të kancelares Merkel dhe Presidentit francez Macron. Raportet e fqinjësisë në Ballkan si dhe kërkesa për vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të jenë temat më kryesore gjate diskutimeve në këtë samit.

Shqipëria prej që në fund të muajit maj të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria në raport me 5 prioritetet kyçe dhe nëse do të rekomandohet hapja e negociatave apo jo. Teksa pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë raport u bënë objekt bisede në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here