Aksioni i së enjtes, Basha pritet nga Kryemadhi tek selia e LSI

0
484

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në zyrën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi vjen një ditë para protestës së opozitës, që siç ka marrë vendim, çdo të enjte do të bllokojë rrugët në aksët kryesore të vendit nga jugu në veri lidhëse me kryeqytetin.

Aleatët e opozitës takuan dje Presidentin Ilir Meta, për t’i kërkuar atij të negociojë për një tryezë dialogu mes të gjitha forcave politike për zgjidhjen e krizës.

Ata kërkojnë nisjen e bisedimeve mes të gjitha palëve për krijimin e një qeverie teknike, caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale në të cilat të marrë pjesë edhe opozita dhe një date për zgjedhje të parakohshme, të mbajtura nën kujdesin e qeverisë tranzitore.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. Presidenti Meta theksoi se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here