Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Sindikatat e Arsimit protestë para MAS: Boll me Drejtorë politikë dhe Ministra...

Sindikatat e Arsimit protestë para MAS: Boll me Drejtorë politikë dhe Ministra të importuar!

0
485

Ky 1 Maj, Sindikatat e Arsimit nga i gjithë vendi i gjeti në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Ata ngritën një sërë shqetësimesh që lidheshin me pagat e ulëta të mësuesve, mosmarrjen e pagës së 13, por dhe mbi cilësinë e arsimit.

Kritika patën edhe lidhur me reformat në arsim, për të cilat sipas tyre nuk është marrë mendimi i mësuesve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Vlorë: Zonja Ministre jemi këtu me një kërkesë shumë minimale. Kërkojmë rritje 20% të pagës, ju që nga 2013 e keni rritur vetëm 7%. 20% është vetëm një kafe. Ju nuk mendoni të rrisnin pagat tona, ju mendoni vetëm të bëni korrupsion dhe të shkatërroni arsimin publik. Ju nuk mund ti përgjigjeni kërkesave më minimale që kanë mësuesit. Në MAS po shkatërrohen tekstet, po dalin tekste që janë me vulgarizma dhe gabime shkencore. Po shkatërrojnë arsimin dhe cilësinë e tij. Ju si titullare e këtij institucioni nuk prononcoheni. Ju uroj që këtë ditë ta kaloni mirë duke pirë atë verën e shtrenjtë por dhe me një detyrim që gjitha këto pyetje që ju shtrojmë të na thërrisni ti diskutojmë së bashku sepse përndryshe ne do të përshkallëzojmë protestën tonë në gjithë Shqipërinë me 36 mijë mësues.

Nga ana tjetër kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë ngriti shqetësimin e presionit ndaj mësuesve nga drejtorët politikë por nuk mungoi dhe thirrja për ti dhënë fund importit të Ministrave.

Alma Lama: Ministre boll mashtruat me reformat tuaja, janë të dështuara. Përfshini mësuesit në reformat tuaja, boll kopjuat shtetet e zhvilluara. Prej vitesh presim premtimet tuaja të pambajtura lidhur me pagat dhe buxhetin në arsim. Gjithë mësuesit janë të frikësuar për vendet e punës, sepse me Drejtorët politikë vetëm presione shohim në shkollat tona. Kemi 6 vite që na mohoni shpërblimin e fundvitit. Nëse do të kemi një arsim cilësor do të kemi një të ardhme, po vrasim të ardhmen. Ju ftojmë të zhvilloni reforma duke përfshirë mësuesit. Boll me Drejtorë politikë dhe Ministra të importuar, kemi kuadrot tona. Boll me figura të paprovuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here