Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Mbyllet aplikimi, në garë për Prokuror të Përgjithshëm Arta Marku dhe tre...

Mbyllet aplikimi, në garë për Prokuror të Përgjithshëm Arta Marku dhe tre kandidatura

0
514

Dita e enjte ka shënuar mbylljen e afatit për aplikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.

Tashmë zyrtarisht gara do të zhvillohet mes katër kandidaturave: Arta Marku, e cila aktualisht mban këtë post si e përkohshme, Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar, dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.

Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura ngë vetë KLP.

Arta Marku edhe nëse nuk rikonfirmohet si Kryeprokurore, kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here