FNSH e RENEA zbarkojnë tek “Komuna e Parisit”

0
618

Agjentë të Forcave Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbajtur të rrethuar për më shumë se dy orë një nga zonat e Komunës së Parisit.

Informacionet momentalisht jane te pakta ndërsa mësohet se operacioni nisi rreth orës 15:00.

Zyrtarisht, dikasteri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk jep detaje nga operacioni, por pranohet se në një apartament është ushtruar një kontroll banese.

Nuk bëhet i ditur identiteti i personit ndaj të cilit është lëshuar një vendim kontrolli apo arresti, por pjesëmarrja e Forcave Speciale deri dhe snajper të instaluar mbi tarracat e pallateve, dëshmon për rrezikshmëri të lartë të individit.

Mendohet se personi fshihet ne nje prej pallateve të zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here