Konventa/ Braimllari: LSI është garancia për një Shqipëri Europiane

0
493

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në Konventën Kombëtare të kësaj partie që u zhvillua sot, deklaroi se strukturat e LSI-së anembanë vendit, kanë përfunduar procesin e verifikimit të të gjithë delegatëve dhe tani do hyhet në fazën e organizimit të strukturave për të votuar delegatët, të cilët do të plotësojnë vendet vakante.

“Forcimi i strukturës së Lëvizjes Socialiste për Integrim është një garanci më shumë për një Shqipëri Europiane. Është një garanci më shumë për stabilitetin e vendit”, shprehet mes të tjerash Braimllari.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari në Konventën Kombëtare të LSI-së.

Të nderuar delegatë dhe delegate të Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim!

Kemi thirrur këtë Konventë Kombëtare në respekt të Statutit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas një pune të palodhur të bërë nga strukturat e LSI-së anembanë vendit, ka përfunduar procesi i verifikimit të të gjithë delegatëve të LSI-së dhe tani do hyjmë në fazën e organizimit të strukturave për të votuar delegatët, të cilët do të plotësojnë vendet vakante. Ndaj unë iu falënderoj të gjithëve, të gjithë drejtuesit e rretheve për punën e mirë që kanë bërë.

Nga Sekretaria e LSI-së, nga verifikimi që kemi bërë së bashku me anëtarësinë e LSI-së, janë verifikuar 2100 anëtarë dhe 506 prej tyre janë të lëna vakant për shkak të zgjedhjes së tyre të lirë. Ndaj kjo rrugë e jona është e pandalshme. Sepse forcimi i strukturës së Lëvizjes Socialiste për Integrim është një garanci më shumë për një Shqipëri Europiane. Është një garanci më shumë për stabilitetin e vendit. Ndaj unë ju kërkoj në emër të gjithë strukturës së LSI-së, t’i çoni një falënderim të veçantë të gjithë atyre anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që në këto ditë opozitë kanë qenë zemra dhe shpirti ynë, në çdo organizatë, në çdo qendër votimi, që kanë qëndruar të pamposhtur përballë çdo presioni shtetëror të Edi Ramës dhe monstrave të tij.

Nuk mundet Edi Rama me presionin e tij shtetëror të trembë zemrën dhe shpirtin e LSI-së. Sepse zemra dhe shpirti i LSI-së buron nga forca e qytetarëve, buron nga shpresa dhe besimi për të ndërtuar një të ardhme në vendin tonë. Ndaj dhe ne sot kemi thirrur Konventën, për të filluar një proces organizimi thelbësor në çdo qendër votimi, në çdo njësi administrative, për të bërë gati ekipin më të fortë që do të përballojë sfidat më të mëdha të këtij vendi. Sepse sot më shumë se kurrë ka kuptim deviza e themelimit të LSI-së. Kur u themelua LSI, u themelua si një forcë politike kundër arrogancës, kundër korrupsionit, kundër pandëshkueshmërisë. Dhe sot prapë pas 14 viteve Shqipëria është në këtë stad për shkak të një politike kriminale dhe klienteliste të Edi Ramës.
Unë e di që çdo anëtar dhe simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim sot ndihet krenar. Sepse sot ne jemi në krah të historisë, jemi në krah të zhvillimit të vendit dhe nuk jemi në krah të tradhtarëve dhe atyre të cilët shkatërruar Shqipërinë për pazaret e tyre meskine. Unë do doja të falënderoja çdo anëtar të LSI-së, që ka qenë në krah të çdo strukture të LSI-së në çdo protestë, jo vetëm kombëtare, por edhe lokale. Sepse protestat tona janë në të drejtën tonë, janë në të drejtën e shqiptarëve për të ndërtuar këtu një shtet me institucione të forta, një shtet ku buron siguria dhe stabiliteti. Një shtet ku buron mirëqenia dhe zhvillimi i ekonomisë dhe jo një shtet për një emër të Edi Ramës, i cili ka rrjepur çdo qytetar në këtë vend.
Unë do të doja që në emrin tuaj, ti jemi mirënjohës banorëve të Unazës së Re që për 6 muaj kanë qëndruar heroikë në protestën e tyre të së drejtës, kanë qëndruar heroikë dhe duhet ti përkrahim e mbështesim. Protesta e tyre është protestë për të drejtën, është protestë për pronën. Është protestë për gjënë më të shtrenjtë, për mundin dhe djersën e tyre, sepse ata banorë shtëpitë i kanë ndërtuar me djersë, i kanë ndërtuar me sakrifica dhe jo me paratë e drogës së Edi Ramës.
Duhet të gjithë njëzëri të denoncojmë arbitraritetin e Edi Ramës, të denoncojmë sjelljen e tij prej ushtaraku kur hodhi gaz lotsjellës dhe helmues te banorët e Bulevardit të Ri, ku dhunoi gra, të moshuar dhe fëmijë. Ndaj sot është më e nevojshme që LSI të organizohet më fort, sepse LSI është forcë me një energji pozitive dhe këtë energji pozitive që ne kemi sot këtu midis nesh, duhet ta shpërndajmë në çdo cep të Shqipërisë, se shqiptarët kanë nevojë për shpresë, besim dhe një alternativë politike.

Kam një mesazh shumë të qartë për Edi Ramën. Ne jemi të gatshëm të përballemi me çdo skenar kundër çdo plani antikombëtar të Edi Ramës, sepse të shkatërrosh institucionet, të dhunosh qytetarët, të varfërosh vendin, të largosh të rinjtë, është tradhti kombëtare.

Ndaj të jeni të bindur me forcën tuaj, me besimin tuaj, me përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi anë e mbanë Shqipërisë, zgjedhje me 30 qershor pa opozitën nuk do të ketë, sepse nuk është burimi i forcës qytetare.
Duke iu falënderuar do të doja që të prezantoja dhe axhendën e Konventës Kombëtare, sepse konventa sot është një konventë pune. Do të marrim disa vendime shumë të rëndësishme për sa i përket situatës politike, por disa vendime të rëndësishme edhe për çështje statutore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here