Mogherini: Çelja e negociatave e arritshme në qershor

0
456

Në konferencës e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se objektivi i Shqipërisë për çeljen e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet marrë lehtë.

Më tej Mogherini u shpreh se Reforma në Drejtësi ka bërë hapa para, ndërsa thekosi edhe 3 arritjet e Shqipërisë.

Mogherini: Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi. 

1- Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin. 

2- Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbreslënëse. 

3- Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale. 

Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është e arritshme, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here