Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me 300 studentë evropianë dhe se betëja që opozita ka nisur nuk është vetëm një betejë kombëtare, por edhe evropiane.
Përballë tha Basha, nuk kemi PS, por një kupolë kriminale që ka kapur edhe këtë forcë politike.
Lulzim Basha: PDSH që ka lindur nga studentët, nga rinia shqiptare qëndron për një standard demokracie, demokracinë evropiane dhe respektimin dhe liritë e të drejtave të njeriut. Në këtë betejë kemi përballë një kupolë të rrezikshme politikanësh të lidhur me krimin. Pasi kanë zaptuar PS kanë shkatërruar debatin politik në vend.
Protesta jonë, lëvizja jonë bëhet për të kthyer themelet e bashkëjetesës demokratike, për të kthyer zgjedhjet e lira demokratike. Kjo është beteja që do ta fitojmë me çdo kusht. Për këtë do dalim nesër. Kjo është një betejë kombëtare, por edhe një betejë evropiane. Po luftojmë për Evropën në Shqipëri.