Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Shqipëria në zi, homazhe për nëntetaren Zarife Hasanaj

Shqipëria në zi, homazhe për nëntetaren Zarife Hasanaj

0
931

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhe për Dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja.

Dita e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave, është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here