Basha thirrje protestuesve: Të gjithë bashkë për liri a vdekje

0
530

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga sheshi para Kryeministrisë i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Minuta, orë, ditë dhe javët e ardhëshme janë decizive. Askush këtu që i ka sytë tek ky bashkim i shqiptarëve nuk duhet të ketë dyshim se cila është vija jonë e Kuqe. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe Europës ne i sjellim një vlerë unike, vlerëns e bashkimit në shpirt dhe në  zemra. Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë juve që agjëroni.

Ky është bashkimi më i madh që ka parë ky shesh në muzg apo agim, Ky është muzgu i Tiranisë. Ju jeni aksionerët e Shqipërisë si gjithë eropa. Zotohem para jush sot, se cdo ndryshim kushtetues, politik, zgjedhor, do të bëhet realitet vetëm kur ta fotoni ju me një referendum kombëtar dhe popullor. Rama ik.

Zot në shtëpitë tuaja do jeni ju, në instiutucione do jenë ata që do zgjidhni ju. Do ti votoni ju dhe do ti shkarkoni ju. Kjo është Europa. Të gjithë bashkë jepini dorën njeri tjetrit dhe të japim këtë mesazh liri a vdekje, demokraci a vdekje”, u shpreh Basha para protestuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here