Mediat prestigjoze kanë pasqyruar protestën e opozitës.
Midis tyre BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post, Fox News raportuan mbi protestën e mbrëmjes së të shtunës.
“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij,”-shkroi BBC News.
Ndërsa shtoi: “Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti.”
Ndërsa Reuters raportoi: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”
Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”