Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet U dhunua në protestë, lihet i lirë sekretari i PD-së, Sait Dollapi

U dhunua në protestë, lihet i lirë sekretari i PD-së, Sait Dollapi

0
457

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi është lënë i lirë nga policia. Policia është larguar nga ambientet e spitalit të Traumës.

Sekretari i selisë blu u shoqërua mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës, ndërsa Policia ushtroi dhunë duke e goditur me shkopinj gome.

Ai u shoqërua dje para ambienteve të Parlamentit. Fillimisht atij iu kërkua nga Policia të hiqte maskën kundra gaz , por ai refuzoi dhe në tentativë për t’i ikur policisë , Dollapi u rrëzua në tokë. Ky moment shkaktoi reagime të forta nga radhët e opozitës teksa, Lulzim Basha iu kërkoi protestuesve të shkojnë së bashku tek drejtoria e  Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij.

Gjithashtu edhe kreu i shtetit Ilir Meta apeloi për qetësi mes palëve, ndërsa i kërkoi Policisë të heqë dorë nga dhuna dhe të lejojë që Sait Dollapi të marrë ndihmën mjekësore në spital. Pas thirrjes së Metës, Sait Dollapi u dërgua në Spitalin e Traumës dhe tashmë është lënë i lirë nga Policia.

Sot në orën 11:00 pritet të  zhvillohet tjetër protestë para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës në lidhje më shoqërimin dhe dhunimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi. Raportohet se në tubimin e kësaj të diele së bashku me qytetarët pritet të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here