Çmontohet kampi i emigrantëve shqiptarë në Strasburg

0
547

Një kamp emigrantësh shqiptar u çmontua mëngjesin e kësaj të mërkure në rrethin e Cronenbourgit në Strasburg, nga shërbimet e bashkisë. Instaluar nën pemë para stacionit të tramvajit të Alsace që nga mesi i Marsit, ai ishte populluar gradualisht duke kaluar deri në anën tjetër të rrugës Arthur-Rimbaud.

Rreth gjashtëdhjetë vetë, duke përfshirë rreth pesëmbëdhjetë fëmijë, ishin të vendosur aty. Këto familje ishin kryesisht nga Shqipëria, por kishte edhe persona me origjinë nga Serbia dhe Gjeorgjia, raporton rue89strasbourg.com.

Operacioni filloi rreth orës 8 dhe u zhvillua në qetësi. Emigrantët janë evakuuar në mënyrë progresive me autobus në një gjimnaz në Strasburg, ku dosjet e tyre duhet të shqyrtohen nga shërbimet shtetërore, të cilët do të vendosin për riorientimin e tyre.

“Ne punuam shumë për të denoncuar kushtet e vështira në të cilët qëndroni personat në këtë kamp.Ata filluan të kishin probleme shëndetësore”, thotë Alexandre Papadopoulos.

Aktivisti flet për personat që qëndroni aty: “Atyre u është refuzuar kërkesa për azil, të cilët me siguri do të kthehen në vendin e tyre të origjinës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here