Vasili: Skandal, studentja thirret në polici për Borchard!

0
444

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili denoncon policinë e shtetit se ka thirrur në mesnate një studente për ti bërë presion lidhur me protestën e zhvilluar pranë pallatit ku banon ambasadori i OSBE.
Policia e Rajonit Nr.1 thërret tani në mes të natës studenten Ana Hazizaj për t’i bërë presion. Arsyeja është se i ka thënë Borchardit “Turp ti vijë”.

Ky është TURP i vërtëtë. Policia që nuk guxon të ndalë horrat, kriminelët dhe të korruptuarit thërret në mes të natës një vajzë të re studente. Ana Hazizaj ka të drejtën e fjalës ka të drejtë të mendojë ndryshe ka të drejtë të protestojë.

TURP më të madh Shqipëria nuk ka parë. Turp për çdo ndërkombëtar që hesht ndërsa studentja Ana Hazizaj thirret në mes të natës. Turp ti vijë të gjithë atyre që heshtin. Shame on you të gjithë atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj”,- shkruan në një reagim në Facebook, Petrit Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here