Nga Spanja në Angli me pasaporta false, arrestohet shqiptari dhe gruaja nga Irani

0
516

Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar dhe një grua nga Irani pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Londër duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Zyrtarët e Policisë Kombëtare pretendojnë se burri nga Shqipëria dhe gruaja nga Irani kanë përdorur pasaporta të rreme, një nga Greqia dhe një nga Bullgaria.

Pas arrestimit të tyre në terminalin e aeroportit, policia bëri edhe kontrolle, ku dyshohet se gjeti një pasaportë shqiptare, duke zbuluar identitetin e vërtetë të personit.

Të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here