Dy deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend.
Bëhet fjalë për Ervis Meçon nga lista e PD Vlorë dhe nga PS Artemis Dralo, e cila zëvendëson deputetin Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës.
Golemi ka dhënë dorëheqjen për të garuar për zgjedhjet vendore në bashkinë e Gjirokastrës.
Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon 122. Kanë mbetur pa u plotësuar edhe 18 karrige, 17 nga PD dhe 1 nga LSI.