Basha mbledh aleatet, Paloka: Ti japim Ramës përgjigjen që kërkon

0
426

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të takohet sot me aleatët e tij në selinë e PD-së. Ky takim vjen në kuadër të aksionit opozitar dhe dy ditë para protestës që opozita ka thirrur më 25 maj në orën 19:00.

Dje kryedemokrati refuzoi thirrjen e kryeministrit Rama. Ky i fundit e ftonte në dialog pa kushte në mënyrë që të mos humbiste koha për zgjedhjet e 30 qershorit. Por Basha refuzoi duke thënë Rama propozon kapitullim të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Ndërkohë në lidhje me ftesën për dialog të bërë nga kryeministri Rama ka reaguar edhe Edi Paloka i cili ka thënë se me 25 maj duhet dhënë përgjigja për Ramën. “Le ti japim përgjigjen që kërkon. Të gjithë bashkë!”, shkruan Edi Paloka, ndërsa shpërndan edhe një foto ku informon orën dhe datën e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here