Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se aspirata që ka mbledhur shqiptarët në kauzën e tyre është Shqipëria si gjithë Europa. Para mijëra protestuesve, Basha tha se ky bashkim është garanci kombëtare për fitoren e betejës.
“Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës sonë për shqipërinë si gjithë Europa.
Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota shohim e dëgjojmë shpresën e një kombi të ngritur më këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me vendosmëri, me një mesazh të prerë ta dëgjojë gjithë bota ‘Rama ik’.
Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim. Për herë të gjashtë në këtë shesh, dhjetëra herë në këto muaj zgjimi kombëtar.
Standardet e Europës, vlerat e Europës do të ishin diktuar me dhjetëra herë.
Sot e deri sa të bëhet realitet dhe shumë shpejt do të bëhet kam një mesazh nga populli Rama ik.
Ky është mesazhi i sovranit, tash tre muaj qëndresë. Ky është mesazhi i sovranit, i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake e krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës më të thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në parlament. Njeriun që për pushtetin e tij shkatërroi gjykatat, kapi prokurorinë, paralizoi drejtësinë, njeriu që e kthehu Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar. njeriut që vodhi taksat e popullit më të varfër dhe ia dha një grushti oligarkësh, grabitqarë, një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën e gojës fëmijëve”, deklaroi kreu i PD.