Protesta, nën hetim 6 ish-deputetë

0
489

Ndaj gjashtë ish-deputetëve të PD ka nisur procedim penal pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. Bëhet e ditur se ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16 shkurtit.

Mësohet se Prokuroria disponon pamjet që tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ne lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here