Protesta/Basha:Ju ftoj më 2 qershor të protestojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë

0
635

Në fund të takimit me qytetarët në Elbasan, nuk mund të mungonte ftesa e liderit të opozitës, Lulzim Basha për protestën e 2 Qershorit në Tiranë.

E ardhmja e fëmijëve tanë dhe e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë një arsye e fortë për të qenë këtë të dielë para kryeministrisë.

“Këtë të dielë, më 2 qershor, ora 19:00, ta bëjmë bashkimin tonë, vendosmërinë tonë, fuqinë tonë edhe më të madhe, përmes pjesëmarrjes madhështore të këtij qershori. Për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë e shpresës, përballë një grushti njerëzish. Ju ftoj të gjithë bashkë, të frymëzuar nga bashkimi ynë, që sa vjen e bëhet më i madh. Të gjithë bashkë ditën e dielë, në orën 19:00 për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kujtojmë se protesta e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar zhvillohet më 2 qershor, ora 19:00, para kryeministrisë në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here