Kur do të rrëzohet Rama? Basha jep përgjigjen

0
523

2 Qershori do të jetë fundi i Ramës në pushtet. Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë takimit që po zhvillon me qytetarët në Tiranë.

Sipas tij, rrëzimi i kësaj tiranie, siç e quan ai, është në dorën e njerëzve, ndaj i ftoi ata të jenë pjesë e protestës të së dielës, para kryeministrisë.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese, ndryshimi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish. Beteja e ka përfundimin e siguritë, fitoren. Rilindja është në vdekje klinike. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme për rrëzimin e të keqes në pushtet. Të dielën në 2 qershor, ora 19:00, të mblidhemi dhe të rrëzojmë Ramën”, deklaroi Basha.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s’mban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19:00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet”.

Kreu demokrat iu referua edhe tenderit të “Rrugës së Florinjtë”, Milot-Balldre kur tha se është projekt për një grusht hajdutësh. “296 mln euro do shpenzohen për 17 km, “Rruga e Florinjtë” Milot-Balldre, shkon për një grusht hajdutësh”, tha Basha.

“Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë.

E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.

Dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe unëjahipit të bashkisë, që siç më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite”, u shpreh Basha.

Basha prezantoi edhe programin ekonomik të PD për rigjallërimin e biznesit të vogël. Basha premtoi rikthimin e taksës së sheshtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here