Rikthimi i vizave për Shqipërinë/ Basha: Ky është turpi i Ramës

0
713

Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e tij me qytetarët në ish-Kinostudio nuk ka lënë pa përmenduar as kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Basha tha se rivendosja e vizave nga Holanda, turpi i Edi Ramës dhe asaj që e quajti bandën e tij.

Në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur. Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish,”-tha Basha.

Ditën e sotme, Holanda i dërgoi një kërkesë zyrtare KE-së ku i kërkonte riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here