Protesta te Bregu i Lumit/Balliu prova kundër policisë në Prokurori

0
580

Mëngjesin e sotëm ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka dorëzuar në Prokurori disa prova sipas tij për dhunën e Policisë dhe aktet e paligjshme ndaj banoreve te Bregut të Lumit.

“Dorëzova foto dhe video që policia  e  shtetit ka dhunuar qytetarët. Sot për shkak të politizimit të policisë së shtetit, sot policia është ndarë në polici shteti dhe polici pushteti. Policia sot është e dehur dhe dhunon qytetarët shqiptarë. Duhet të themi se ka edhe policisë te ndershëm që zbatojnë këto urdhra.  Sot akoma është në punë shefi i komisarit numër 4 që dhunoi gruan. Besimi im është një dhe i vetëm, ne me çdo mënyrë dhe çdo mjet do t’i dalim në mbrojtje qytetarëve. “, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here