Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Tërmeti, Ilir Meta apelon: T’u garantohet çdo shërbim qytetarëve!

Tërmeti, Ilir Meta apelon: T’u garantohet çdo shërbim qytetarëve!

0
581

President i vendit, Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga tërmeti në zonën e Korçës, ku u shkatërruan rreth 60 banesa dhe katër qytetarët mbetën të plagosur.

Kreu i Shtetit shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.

Gjithashtu kreu i shtetit, Ilir Meta iu uroi shërim të shpejtë  qytetarëve të lënduar nga tërmeti, i cili shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e Korçës dhe zonave përreth.

(n.m/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here