Tension në protestë/Basha:Mos prekni policët, kemi luftuar drogën bashkë

0
503

Protesta është tensionuar. Një grup të rinjsh kanë çarë gordonin e policisë. Sakaq Basha teksa fliste në podium bëri thirrje qe protestuesit të mos konfrontohen me policët që janë në rresht para selisë së qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha i bëri thirrje protestuesve të mos prekin e të mos cënojnë as një punonjës policie.

Sipas tij, edhe pse nuk e thonë me gojë, edhe ata janë të pakënaqur nga kjo qeveri.

“Vëllezër dhe motra, Mos prekni policët! Unë kam punuar me këta burra. Kemi luftuar drogën bashkë, kemi hequr vizat”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here