Basha me thirrje të fortë: ‘Rama ik’ është në buzët e çdo shqiptari

0
501

‘Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur nga Saranda deri në Shkodër.

“Rama ik” është sot në buzën e çdo fëmije që sot jeton në kushtet e pamundësisë ekonomike, pasi u pushoi prindërit nga puna.

Ndaj sot kushtrimi juaj është kushtrimi i të gjithë fëmijëve “Rama ik”

‘Rama ik” është kushtrimi i rinisë shqiptarë që e ka mbushur këtë shesh me magjinë më të madhe që ka parë Europa.

Rama e ka bërë të pamundur jetën për ju duke ju detyruar të ballafaqoheni më krizën totale të arsimit të lartë, të punësimit, duke ju zbehur me shpresën për të jetuar në këtë vend.

‘Rama ik’ është në buzët e shqiptarëve sepse Edi Rama për karrigen e tij shet gjithçka, shkatërroi arsimin e lartë, rriti tarifat, arsimi me cilësinë më të ulët dhe detyroi 43 mijë studentë që të braktisin sepse paratë tuaja i bëri rrush e kumbulla ndërkohë që rinia shqipytare mbetet rrugëve, ndaj është kushtrimi ynë sot dhe i çdo të riu shqipatarë, “Rama ik’

Bashkë me ta janë edhe pedagogët, akademikët, elita e mendjes që janë trajtuar si armiq të vërtetë vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës se duan që ta çojnë rininë drejt Europës, ndaj shtantazhohen dhe pushohen nga puna,

Ndaj sot 30 vite pas shembjes së komunizmit ai kap Akademinë e Shkencave dhe vendos aty një karikaturë të komunizmit sepse ai është një karikaturë e komunizmit,

Ndaj ushtron për të gjithë intelektualët thirrja ‘Rama ik’

Sot janë mbledhur në këtë shesh mijëra qytetarë tanë që e shpjegojnë fare mirë gjëmën që e ka emrin Edi Rama që ka mbyllur bizneset e vogla, falimenton çdo ditë 50 biznese të vogla, që të vjedh Edi Rama, hajduti më i babëzitur i demokracisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here