Vasili: Fuqia e pafund e qytetarëve merr para edhe 20 Edi Rama

0
477

Gjatë marshimit nga zyrat e LSI drejt kryeministrisë, nënkryetari Petrit Vasili, i shoqëruar nga mijëra mbështetës dhe nga zyrtarë të LSI, është shprehur se, fuqia e protestuesve merr para edhe 20 Edi Rama.

Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për t’i dhënë përgjigje kujtdo që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Në dy javët e fundit, kanë grabitur mbi 400 milionë euro nga xhepat e qytetarëve. Kjo fuqi e pafund e qytetarëve nuk ka hapa pas. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”, u shpreh për mediat Vasili.

“Nuk do e lemë Ramën të vendosë monizëm. Rama shkoi në Lezhë tek vendi i krimit ku tentoi të vjedhë në rrugën Milot-Balldren”, shtoi nënkryetari i LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here