“100 për një çati në Brest”, kjo është nisma e ndërmarrë nga një grup personash në Francë për të mbështetur një familje shqiptare, e cila është e kërcënuar me dëbim. Një kolektiv do të mblidhet më 12 Qershor në Pen-ar-Créac’h, për të bërë një mbledhje sensibilizuese.

Një kolektiv personash në Brestit  të Francës, gjashtë gra dhe një burrë vendosën të ndihmonin familjen shqiptare. Iniciativa ishte ndërmarrë nga një logopediste me bazë në Brest.

Në Nëntor ajo kishte marrë për t’i bëri terapi një 13-vjeçari shqiptar, i cili ishte me aftësi ndryshe, ai ishte pothuajse memec dhe mezi belbëzonte për të nxjerrë një tingull. Pavarësisht nga puna e madhe që kishte, Marie Chabert vendos të merrej me të riun duke i bërë 2 – 3 seanca në javë.

Por pas një kohe terapi, adoleshenti kishte filluar të përmirësohej dhe pak nga pak kishte filluar të fliste. Por në Janar, kishte ndodhur ndryshimi i madh sipas tarapistes. Ajo duke parë përmirësimin e ndjeshëm  të 13-vjeçarit, terapistja po mendonte për familjen e tij, raporton letelegramme.fr.

“Familjes së tij i është refuzuar kërkesa për azil. Familja e 13-vjeçarit përbëhet nga dy prindërit, motra 12-vjeç dhe vëllai 5-vjeç. Në mendjen time menjëherë u përzien mendime të aspektit personal/profesional, situata e paligjshme, kuadri i veprimit … Unë vendosa të mos mendoja më. Unë vendos për të vepruar  për humanizëm”, tha ajo.

Si fillim ajo e vendosi familjen në një apartament. Bashkë me disa kolegë të saj, ajo ndërmori nismën “100 për 1 çati në Brest” madje u mbështetën nga shoqata Digemer.

Familja tani është e sigurt dhe qëndron në apartamentin e vënë në dispozicion nga shoqata, në lagjen Place de Strasbourg.

Por për apartamentin jepet një qira prej rreth 500 € në muaj, por nisma “100 për 1 çati” ka mbledh  100 njerëz që  japin 5 € në muaj për të mbështetur familjen.

Familja ka arritur në Francë në Korrik të viti 2017 dhe tre fëmijët janë të shkolluar në Brest, prindërit nuk mund të punojnë për fat të keq sepse po qëndrojnë ilegalisht në Francë.

Familja pritet që të dëbohet dhe vendimi ndaj saj pritet të shqyrtohet në Shtator para gjykatës në Quimper.
Por,  komuniteti nuk është dorëzuar dhe në MPT Pen-ar-Créac’h më 12 Qershor në orën 20:00 do të organizohet një takim publik dhe për të informuar një numër të madh personash.  Shumë persona kanë dalë në mbështetje. Ata shpresojnë dhe do të këmbëngulin që të merret një vendim iu drejtë për familjen shqiptare./abcnews.al

LEAVE A REPLY