Presidenti Meta firmos dekretin, antimitingjet apo thirrjet kërcënuese nuk japin siguri për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta

0
800

I qetë dhe i prerë para gazetarëve, kreu i Shtetit Ilir Meta  për 40 minuta sqaroi për qytetarët e tij arsyet që e çuan në vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Teksa renditi arsyet e dekretit, Meta veçoi edhe mitingjet e opozitës dhe antimitingjet e qeverisë.

Presidenti fajësoi dy palët politike për nxitje të dhunës dhe përçarjen mes popullit.

Andaj si Kreut i Shtetit, tha ai, që përfaqëson unitetin e popullit, nuk mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve që mund të shndërroheshin në një betejë force mes mbështetësve të dy palëve, apo një betejë mes qytetarëve dhe forcave të zbatimit të ligjit.

Teksa firmosi live dekretin në Presidencë, Meta e mbylli konferencën me simbolin kombëtar, shqiponjën.

Meta: Presidenti i Republikës ka ndjekur të gjitha protestat e zhvilluara nga forcat opozita ashtu sikundër ka evidentuar edhe kundërpërgjigjen e mazhorancës dhe qeverisë me nëpërmjet mitingjeve të organizuara prej saj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.Të dyja palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njëra-tjetrës ku shpesh herë me deklaratat e tyre i ndajnë qytetarët në dy pjesë duke vendosur kështu për shkak të bindjeve politike përballë njëri-tjetrit, të gatshëm për të demonstruar fuqinë e secilës palë.Pikërisht zhvillimi i protestave dhe deklarimeve të opozitës si dhe antimitingjet apo thirrjet kërcënuese të mazhorancës nuk japin aspak siguri për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta, të lira dhe të ndershme, konkuruese dhe me standarde.

Nga ana tjetër në protestat e zhvilluara deri më tani nga opozita janë vërejtur elementë të dhunës ndaj forcave të rendit apo pronës publike, ndërkohë që edhe nga forcat e zbatimit të ligjit janë përdorur mjete, teknika dhe reagime në disa raste jo proporcionale.Në këtë mënyrë, nëse dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një betejë force mes mbështetësve të mazhoracës dhe opozitës apo në një betejë mes qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike dhe nga një mjet esencial i garantimit të një shoqërie demokratike do të ktheheshin në një mjet rreziku për bashkëjetësën demokratike dhe unitetin e popullit tonë. Ky rrezik duhet të ndalohet me mjete kushtetuese, ku padyshim përfshihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here