Basha gjykatësve dhe prokurorëve:Do ta shoqëroni Ramën para drejtësisë

0
589

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu pas vendimit të gjykatës së Elbasanit ndaj funksionarëve të PD-së paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes se do të mbajnë përgjegjësi ligjore para drejtësisë së vërtetë.

Basha tha se ata do ta shoqërojnë kryeministrin Rama para drejtësisë.

Lulzim Basha: Opozita nuk frikësohet, nuk trembet, nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në cdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua tu drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit.E dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia.Edi Rama mund tu ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, do të kaloni vettingun. Unë ju premtoj se shpesh do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

Basha tha se Rama po nxit vëllavrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here