Burg 4 zyrtarëve të PD-së/ Spaho: Gjyq fars i porositur nga Rama

0
654

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka folur për mediet, pas vendimit të gjykatës, e cila dha masën e sigurisë arrest me burg për katër zyrtarët e PD, të cilët u arrestuan më 14 qershor, pasi qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e Ramës në Librazhd.

Spaho tha se ky ishte një gjyq fars dhe i porositur nga Edi Rama.

“Gjyq fars i zhvilluar sipas urdhrave e porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla trembin opozitën, përkundrazi nesër do të na ketë edhe më shumë edhe më shumë në të gjithë Shqipërinë, kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe detyruar të heqin dorëheqjen. E ritheksoj që të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestuave të opozitës dhe urdhër politik nga Edi Rama do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që iu siguron ligji për të burgosurit politik”, tha Spaho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here