Policia hedh gaz lotësjellës/Ademi: Nuk na e mbyll gojën me gaz Rama

0
533

Forca të shumta që mbajnë nën rrethim Shkodrën, në pritje të ardhjes së kryeministrit Edi Rama, kanë sulmuar me gaz qytetarët që kishin dalë në shesh, duke mos kursyer as gratë dhe as të moshuarit.

Në një prononcim për mediat, kryetarja e baskisë Voltana Ademi u shpreh se qytetarët janë në të drejtën e tyre, ndërsa shtoi se, policia nuk duhet të gjuajë me asgjë.

“Të gjuaj me gaz lotsjellës dhe të provokojë, nuk ka të drejtë. Ne kemi të drejtë të thërrasim Rama ik, mafiozë ikni. Policia nuk duhet të gjuajë me asgjë. Gojën nuk na e mbyllin dot as me gaz dhe as me helm. Nuk jemi të armatosur, kërkojmë vetëm qetësi. Jemi në të drejtën tonë të mos guxojë të vijë në Shkodër”, u shpreh Ademi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here