Matura/ Vokshi publikon tezat e provimit: Skandali i radhës i Rilindjes

0
705

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se një orë para provimit të Ekonomisë me zgjedhje për maturën, teza është bërë publike.

Duke e cilësuar si skandal, Vokshi bën përgjegjëse ministren e Arsimit, Besa Shahini.

“SKANDALI i radhës i Rilindjes …. del edhe teza e provimit të Ekonomisë me zgjedhje. . . Ndërkohë që nxënësit nuk kanë as një orë që kanë nisur provimin…teza është shitur…

Ministrja Shahini, më e paafta deri më sot, ja ka dalë suksesshëm të mos administrojë dot asnjë provim mature duke futur si standard ndër të rinjtë hajdutërinë”, shkruan Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here