Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Djegiet e KZAZ-ve, Rama: Hiqni dorë pa rënë në dorë të drejtësisë

Djegiet e KZAZ-ve, Rama: Hiqni dorë pa rënë në dorë të drejtësisë

0
562

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjet e ndodhura në KZAZ e Bushatit në Vaun e Dejës. Përmes një reagimi në “Twitter’, shefi i qeverisë iu bën thirrje kryebashkiakëve që të heqin dorë nga veprimet e tilla, ndërsa iu kujton edhe  kodin penal për krimet zgjedhore.

Sipas Ramës, kryebashkiakët duhet të merren me hapjen e partive të tyre dhe mos të marrin veten në qafë  për interesat e drejtuesve të partive.Kujtojmë se në përplasjen e mbrëmshme tek KZAZ në Bushat mbetën të plagosur edhe tre punojnë policie, ndërsa deri tani janë vënë në pranga 15 persona, mes tyre edhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës.

“Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë. Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV”-shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here