Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Ja rastet kur shkarkohet një kryebashkiak pa përfunduar mandatin

Ja rastet kur shkarkohet një kryebashkiak pa përfunduar mandatin

0
1279

Kur shkarkohet një kryebashkiak?

Ligji nr 139/2015 për vetëqeverisjen vendore neni 62 parashikon dispozitat se kur shkarkohet një kryebashkiak.

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: 
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; 
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; 
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”

Sot ministri Lleshaj pritet te propozoje shkarkimin e Zef Hiles

Në një deklaratë për median ministri Lleshaj tha se të njëjtin fat do të kenë të gjithë kryebashkiakët të cilët do të lejojnë punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr 6 të realizuar nga punonjës të bashkisë Vau i Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet duke lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here