Romeo Gurakuqi: Bojkot votimit njepartiak socialist, eshte koha qe t’i themi Jo nenshtrimit…

0
635

Nga Romeo Gurakuqi

Te nderuar bashkeqytetare!
Eshte koha qe t’i themi Jo Nenshtrimit!
Eshte koha t’i themi Jo diktatit te pushtetit te lajkatareve te djeshem te diktatures hoxhiste, permes bojkotimit te procesit te votimit njepartiak socialist ne Bashkine dhe Qarkun e Shkodres, me date, 30 qershor 2019.

Bojkotimi i votimeve formale, refuzimi i pjesemarrjes ne kete proces farse, eshte mundesia jone ligjore per te ndalur certifikimin e pushtetit monist ne hapesiren shkodrane.
Eshte e drejta jone per te ndaluar uzurpimin e autonomise sone vendore nga nje grupim politik i pakices, qe mbijetoi tinzisht ne bashkesine tone, per t’u riperdorur sot, ne ditet grushtit antikushtetues se Rilindjes Socialiste, ne te njejtin funksion sherbenjes.

Diten e djele, me date, 30 qershor 2019, ju ftoj te vijojme jeten tone te perditshme, duke refuzuar me heshtje, farsen elektorale te grupit te njerezve te kapur ne flagrance nga agjencite ligjzbatuese, ne blerje dhe grabitje te pushtetit me bandat e gangstereve.
T’i themi Jo me mospjesmarrje, kurthit elektoral te organizuar dhe te administruar nga arkitekti i grushtit te shtetit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here