Silva Caka: As dënimi i Ballës nuk e mbron apo shpëton dot Reformën në Drejtësi

0
574

Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar mbi Reformën në Drejtësi, ku sipas saj, as dënimi i Taulant Ballës nuk e shpëton dhe e mbron dot atë.

“Edhe pse Taulanti ka ndërmarrë me shumë zell misionin e pamundur të shkarkimit të Presidentit, besoj e ka më të qartë se kushdo tjetër, që çmimi që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi (nëse ka mbetur ndonjë fije për t’i mbrojtur/shpëtuar Reformës), është më së pari ai vetë!”, shkruan ndër të tjera Caka në reagimin e saj.

Postimi i plotë i ish deputetes: 

As dënimi i Taulant Ballës nuk e mbron apo shpëton dot Reformën në Drejtësi!

Edhe pse Taulanti ka ndërmarrë me shumë zell misionin e pamundur të shkarkimit të Presidentit, besoj e ka më të qartë se kushdo tjetër, që çmimi që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi (nëse ka mbetur ndonjë fije për t’i mbrojtur/shpëtuar Reformës), është më së pari ai vetë!

Pra, me pak fjalë, Taulanti duhet të sakrifikojë përfitimet që i ka sjellë pushteti gjithë këto vite atij dhe shokëve të tij e pastaj hajde të flasim për Reformë në Drejtësi.

E thënë në raste konkrete, çmimet që duhet të paguhen nga Taulanti, janë këto:

1. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë) për gjithë tenderat e aferat korruptive, ku Taulanti ka futur hundët për miqtë e tij e që i kanë kushtuar shqiptarëve gati 14 milionë Euro;

2. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për lidhjen e pazgjidhshme, të emrit të tij me 3.4 milionë Eurot, që u gjendën në Toyota Yaris;

3. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për devijimin e shtratit të Lanës, me qëllim përfitimin e miqve të tij;

4. Të përballet me drejtësinë (jo këtë që krijuan vetë), për akuzat e herëpashershme të qytetarëve të Elbasanit, për shpyllëzim të qarkut, për favorizime në tendera, për emërime te paligjshme në këtë qark e shumë të tjera, që i ka kryer nën cilësinë dhe pandëshkueshmërinë e të qenurit deputet!

Taulanti i ka marrë shumë këtij vendi dhe në këmbim i ka ofruar vetëm figurën e një njeriu shpinëkërrusur që përfiton prej lëpirjes dhe figurën e mallagares deri në neveri.

Rilindja ka plot të tjerë që duhen konsideruar si çmimi që duhen paguar për të mbrojtur/shpëtuar Reformën në Drejtësi, por le të fillojë nga Taulanti një herë, se me Taulantin nuk shpëton vetëm Reforma; shpëton edhe dinjiteti dhe morali njerëzor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here