Video/ Sekuestrohet në Itali kokainë me vlerë 200 milionë euro

0
863

Një sasi prej 538 kg kokainë u sekuestrua në portin e Xhenovës në Itali. Droga ishte fshehur në një kontenier mes thasëve të kafesë, e ndarë në pako të vogla të sistemuara në 19 çanta. Sipas hetuesve italianë, vlera e mallit shkon në 200 milionë euro.

Kontenieri ishte ngarkuar në qytetin Kartagjenë të Kolumbisë dhe klithe për destinacion Napolin.

Porti i Xhenovas duket se është pika e preferuar e karteleve të drogës amerikano-latine, të cilat punojnë të fusin kokainën në Evropë.

Malli dukej se do të binte në duar të organizata mafioze si Kamorra dhe Ndragheta.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth këtij trafiku të lëndëve narkotike. Pak javë më parë, por në portin e Xhenovas, u sekuestruan mbi 2 ton kokainë

“Tolerancë zero ndaj narkotrafikantëve e mafies”, komentoi zv/kryeministri italian, Matteo Salvini, i cili falënderoi karabinierët për këtë operacion të suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here