Përfundon rinumërimi në Lezhë, Zguri: Më shumë vota se numri i zgjedhësve

0
565

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e 11 kutive të votimit në Qarkun e Lezhës pas ankimit të bërë nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, sipas së cilës në 30 Qershor kandidatit Eduart Ndocaj i janë vjedhur votat nga komisionerët socialistë.

Nga numërimi rezulton se ka patur 4 vota më shumë për Pjerin Ndreun dhe në total 4 vota më pak për Eduart Ndocajn, sipas Opinion.

“Janë gjetur më shumë vota në kuti se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Kjo një shkelje e rëndë”,- u shpreh kreu i KQZ Klement Zguri.

Ndërsa anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj tha se “Nga shqyrtimi administrativ (rinumërimi) rezultoi se nuk ka asgjë të pavlefshme në këtë zone zgjedhore”

Zguri tha më tej se ai kishte kërkuar që pretendimi i ngritur të kontrollohej me listat e zgjedhësve. “Por mesa duket”, shtoi ai, “listat e zgjedhësve qenkan mollë e ndaluar në këto zgjedhje. Subjektet zgjedhore të drejtën ankimore më shumë e kan ushtruar nëpërmjet një hileje se në sa në formë sinqeriteti”.

Përfaqësuesit ligjor të PKKA argumentuan se në të paktën 11 qendra votimi ka një mospërputhje mes numrit të fletëve të votimit krahasuar me pjesëmarrjen e zgjedhësve.

Ndërkohë te enjten KQZ rrëzoi një pjesë të ankimeve të bëra nga Bindja demokratike për hapjen e kutive të votimit dhe shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve në 41 bashki ku kandidoi me përfaqësuesit e saj, me argumentin se mungonin prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here